LAC- Prej kohësh vjedhjet e automjeteve janë kthyer në shqetësim madhor për kryeqytetasit, ndërsa vetëm sot është bërë i mundur identifikimi i një baze ku dërgoheshin automjetet e vjedhura.
 
Strukturat e krimit ndaj pronës në komisariatin numër 4, pasi kanë pikasur një automjet të vjedhur në flagrancë e kanë ndjekur atë deri në qytetin e Laçit, ku është dërguar për t’u çmontuar.
 
Menjëherë është ndërhyrë duke bllokuar servisin, janë sekuestruar një sërë provash materiale, si dhe është arrestuar pronari i servisit.
 
Hetimet janë duke vazhduar deri në përfundim të operacionit, ku pritet arrestimi i dy hajdutëve të identifikuar, të cilët prej kohësh kishin ndërtuar një grup me lidhje në Tiranë dhe Laç.
 
Dyshohet se në servisin e bllokuar ditën e sotme, të jenë dërguar vetëm në muajin e fundit mbi 15 automjete të vjedhura në Tiranë, ku më pas janë çmontuar dhe rishitur në treg si pjesë këmbimi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)