Kampionët e Kupës së Shqipërisë e mbyllin aventurën e tyre të parë në Kupat e Evropës në mënyrën më të keqe pas humbjes së dyfishtë që pësoi edhe në transfertë në Luksemburg me rezultatin 2-1 nga Differentage. Lacianët eliminohen kështu në mënyrën më të turpshme nga ky kompeticion pas dy humbjeve radhazi dhe vetëm me një gol të shënuar nga Nimani. Shpresat e tifozëve bardhezinj për kalimin e të paktën të një turi marrin kështu fund.
Ndërkohë që as dyfishimi i premios nga ana e presidentit Pashk Laska nga 20 mijë euro në 40 nuk u ka bërë derman lacianëve, pasi loja ka lënë për të dëshiruar në transfertë, të paktën ndryshme nga ndeshja e parë në Korcë që ishte mjaft e mirë, pavarësisht se nuk ishin të saktë para portës.
Kështu aventura e ekipit të Lacit në Evropë ka shpërbyer vetëm për statistika dhe për piknik në Luksemburg për disa ditë, pasi duhet të kthehen dhe të mendojnë për edicionin tjetër në Superligë. Për t’u kthyer te kronika e ndeshjes, Laci e nisi mjaft mirë ndeshjen dhe pjesën e parë duke kontrolluar lojën në cdo cep të fushës dhe sulmuar për të gjetur golin e parë, i cili do të barazonte shifrat me ndeshjen e parë dhe më pas për të shpresuar për një gol të dytë ose për të dërguar ndeshjen në shtesë. Pas disa tentativave, shqiptarët gjejnë golin e parë të sfidës, por edh etë parin e këtij ekipi në historinë evropiane me Nimanin në minutën e 38’.
Goli solli avantazhin e merituar të lacianëve në bankinë, por edhe të atyre pak tifozëve që kishin udhëtuar nga Shqipëria për në Luksemburg. Me këtë rezultat do të mbyllej edhe pjesa e parë e ndeshjes. Në fillim të pjesës së dytë. Laci nuk e nis mirë, duke se pushimi i bëri dëm, pasi në minutën e 55’ pësoi golin e barazimit me Rafik duke sjellë edhe çoroditjen e miqve nga Shqipëria. Vendasit ringrihen pas një pjese të parë të keqe.
Por nuk mjaftohen me kaq, pasi në të 75’ shënojnë golin e dytë të ndeshjes dhe të tretin shqiptarëve në dy ndeshje me të njëjtin autorë. Goli gjunjëzon Lacin që detyrohet të ballafaqohet me rezultatin, por minutat e fundit tensionohen shumë duke sjellë edhe tre kartona të kuq për Lacin. Pas disa ndërhyrjeve të gabuara dhe protestave për vendimet e arbitrit përjashton nga fusha mbrojtësi Ndreka, fantazisti Erjon Vucaj dhe mesfushori Sefgjini. Kështu bardhezinjtë përvec se pësojnë një eliminim të turpshëm e mbyllin edhe me 8 futbollistë ndeshjen.
/Shqiptarja.com