Laci i papërmbajtshëm ka mundur edhe në Kupën e Shqipërisë ekipin e Teutës së Durrësit me rezultatin e thellë 4-o duke hedhur një hap të sigurtë për në turin tjetër.
Golat për ekipin e Lacit janë shënuar nga Milenkovic në minutën e 30', i cili hapi serinë e golave, më pas Buljan në të 32' me penallti dhe Nimani dy herë në fund në të 64' dhe 90+2'.
Kukësi fiton në shtëpi duke mposhtur dëborën dhe Kastriotin me rezultatin minimal 1-0 me gol të Allmucës.
Gjithashtu është zhvilluar edhe ndeshja e prapambetur midis Flamurtarit dhe Bylisit, e cila ka përfunduar në favorin e ballshiotëve.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Klodian Arbëri në minutën e 8'. Minutat në vazhdim të ndeshjes janë karakterizuar nga nervozizmi dhe terreni mjaft i vështirë.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com