LAC- Fabrika e fosfatit në Laç ka dalë jashtë funksionit që prej viteve ‘90. E megjithatë ajo çka ka mbetur nga e gjithë fabrika janë vetëm mbetjet toksike, që për banorët janë kthyer prej kohësh në një kërcënim për shëndetin e tyre.

Ata ankohen se sa herë ka mot të keq të shoqëruar me erë të fortë, pluhuri që ndodhet në zonën e fabrikës krijon shqetësime serioze për shëndetin e tyre, por edhe duke dëmtuar bimësinë.

Ndërkohë ky shqetësim është ngritur edhe nga shefi i Higjienës dhe Epidemiologjisë në rrethin e Kurbinit, i cili thotë se prezenca e mbetjeve në fabrikën e fosfatit kanë rritur numrin e personave me sëmundje të ndryshme.
 
Në fabrikën e fosfatit në Laç prodhoheshin plehra fosfate, acid sulfurik i koncentruar, bakër si dhe një sërë produktesh të tjera. Fabrika është mbyllur, por për mbetjet toksike që ndodhen në brendësi të saj, ende nuk janë marrë masa për largimin e tyre.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)