LAÇ - Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur në Laç. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se, dy makina janë përplasur në rrugën e vjetër Laç-Mamurras në fshatin Gjorm.

Të plagosur rëndë kanë qenë në dy makinat që janë përplasur. Ata janë sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin e mjëkëve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit. Mendohet se dy makinat kanë qenë me shpejtësi në kohën kur janë përplasur.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)