Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Dhjetor 2019
“La Gazette de France” ka botuar, të enjten e 20 nëntorit 1913, në ballinë, telegramin ekskluziv të Esat Pashës dërguar asokohe Ismail Qemalit në lidhje me një sulm të organizuar nga krerët shqiptarë ndaj Serbisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Sulmi shqiptar ndaj serbëve
Dëshmia e ofensivës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
La Stampa e Beogradit boton një dokument të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një telegram të dërguar nga Esat Pasha për Ismail Qemal beun, kreut të qeverisë së përkohshme shqiptare, në prag të sulmit në territorin serb nga krerët shqiptarë.
Megjithëse dihet që agresioni i kohëve të fundit kundër Serbisë u paramendua dhe u organizua në detaje nga qeveria e përkohshme, dokumenti i botuar sot nga La Stampa sjell një provë vendimtare.
Ky telegram është përgjigjja e Esat Pashës ndaj shkresës së Ismail Qemal beut në të cilën i ofronte të merrte komandën e njëzet mijë shqiptarëve që ishin nisur për të sulmuar Serbinë.
Teksti nuk lë vend për asnjë dyshim : “Ende nuk jemi bërë zotër në shtëpinë tonë, dhe ja ti po përgatit një sulm kundër fqinjit tonë, Serbisë, me të cilën interesi ynë do të ishte që të jetonim megjithatë në marrëdhënie të mira. Unë të shoh me keqardhje të marrësh këtë përgjegjësi të rëndë. Sa për mua, unë nuk pranoj të marr pjesë për veten time, dhe protestoj energjikisht kundër veprimeve që ti po planifikon dhe që do të kenë pasoja të rënda për ne.” “Esati”
Austriakët dhe italianët ishin në dijeni për sulmin e planifikuar.
/Darsian.com/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.1%
-
Pak
86.2%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama 'takon' Ismail Qemalin falë inteligjencës artificiale! Video e urimit: Me këmbë të mbarë 2025
1 Janar, 09:04
-
E pamundura! Si i bëri bashkë shqiptarët Ismail Qemali? Esencë-Report Tv
29 Nëntor 2024, 21:05
-
Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?
28 Nëntor 2024, 09:35
-
Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë
28 Nëntor 2024, 08:54
-
Masonët shqiptarë/ Që nga Rilindasit, te Ismail Qemali e deri sot, a janë ata “muratorët” e ruajtjes së virtyteve dhe parimeve morale të shqiptarisë?
19 Tetor 2024, 10:50
-
105 vite nga vdekja, përkujtohet në Vlorë Ismail Qemali
24 Janar 2024, 14:27
-
Sot 105-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, babait të Pavarësisë së Shqipërisë! Begaj: Na udhëzoftë vizioni i tij perëndimor për shtetformim
24 Janar 2024, 12:29
-
Përurohet palestra e gjimnazit ‘Ismail Qemali’, Veliaj: Të gjithë bashkë bëjmë punë të mira që i mbeten qytetit
12 Janar 2024, 12:58
-
Skica/ Kjo është ndërtesa ku u ngrit flamuri, mos e ngatërroni me ndërtesën ku u lind Ismail bej Vlora
30 Nëntor 2023, 11:22
-
‘Mit’hat Frashëri synonte që Çamëria, t’i mbetej Shqipërisë, kurse Ismail Qemali, s’ka patur asnjë shpresë'/ Ngjarjet e panjohura të shpalljes së pavarësisë, në ‘1912-ën
29 Nëntor 2023, 09:09
-
Hasan Bello: Si dështoi komploti i organizuar nga Ismail Qemali për të rrëzuar sulltan Abdylhamidin II
26 Nëntor 2023, 11:58
-
Një rrugë në New York mban emrin e Ismail Qemalit, Veliaj pret një prej nismëtarëve: Jam shumë krenar
14 Qershor 2023, 10:49