Roberto Mancini është prezantuar si trajneri i ri i kombëtares së Arabisë Saudite në futboll. Tekniku la kombëtaren italiane vetëm pak javë më parë, teksa duket se arsyeja e vendimit ka qenë jo më shumë e jo më pak se 30 milionë euro që është paga e tij e re.
Në prezantimin në Ryad, Mancini ka shpjeguar se është kontaktuar nga arabët vetëm pas largimit nga Italia.
"Kam filluar të flas me Federatën në mes të gushtit, është normale që disa nga ndihmësit e mi nuk e dinin këtë situatë dhe tani duhet të zgjidhin situatën në Itali. Ne jemi këtu për momentin, pastaj do të bashkohen të tjerët, kemi kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka", tha fillimisht 58-vjeçari.
Tanimë Mancini bëhet trajneri më i paguar në botë me 30 milionë euro në sezon, me kontratë deri në 2027. Në fjalën e tij, trajneri nuk la pa përmendur edhe fitoren e Arabisë Saudite kundër Argjentinës, teksa në këtë mënyrë Italia mbajti rekordin me 37 ndeshje pa humbje.
"Dua të falënderoj lojtarët që mundën Argjentinën, duke lejuar Italinë të mbajë rekordin e saj të pamposhtur prej 37 ndeshjesh. Mendoj se lojtarët janë përmirësuar shumë në 10 vitet e fundit, ne duam të bëhemi më të mirët në Azi dhe do të duhet punë, por gjithashtu një atmosferë e mirë", deklaroi Mancini.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4525
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli
23 Dhjetor, 10:51
-
Zyrtare/ FIFA: Kupa e Botës 2034 do zhvillohet në Arabinë Saudite, Botërori 2030 në tre Kontinente të ndryshme
11 Dhjetor, 16:46
-
Lufta kundër krimit dhe siguria e qytetarëve, kryepolici Proda pret ambasadorin e Arabisë Saudite: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit!
10 Dhjetor, 15:47
-
Mancini pendohet për largimin nga Italia: Ndikuan paratë arabe, doja Kupën e Botës
28 Nëntor, 15:36
-
Arabia Saudite përgatitet për Botërorin 2034, zbulohet projekti fitues për stadiumin e finales! Do ketë 92 mijë ulëse
20 Nëntor, 20:08
-
Trajneri i ri i Romës, Montella është i preferuari! Klauzola që e çliron nga Turqia
12 Nëntor, 15:08
-
De Rossi ‘sparkatë’ Mancinit: Nuk kam thënë kurrë se nuk do të kthehem te Roma
12 Nëntor, 11:40
-
Dëmtimi i Neymar, sulmuesi mungon gjatë për Al Hilal
7 Nëntor, 16:04
-
Rama pret në zyrë ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite! Vesh tunikën e dhuruar si dhe merr ftesën për të vizituar Princin e Kurorës në Riad
6 Nëntor, 12:43
-
Neymar dëmtohet sërish, pak minuta në fushë dhe zëvendësim
5 Nëntor, 12:34
-
VIDEO/ Tifozët brohorasin emrin e Messit, veprimi i Cristiano Ronaldos i befason të gjithë
2 Nëntor, 14:00