La Liga/ Osasuna befason Barcelonën, e mposht 4-2! Sociedad mposht Valencian
Futbolli i elitës spanjolle është në raundin e tetë. Kjo e shtunë solli surpriza, me Barcelonën që pësoi humbjen e parë sezonale duke u mundur 4-2 nga Osasuna. Humbje edhe për Valencian nga Sociedad.

Në "Pamplona", Osasuna mundi 4-2 Barcelonën duke bërë surprizën e javës së tetë në La Liga. Vendasit kalua në epërsi me Budimir pas 18 minutave lojë, ndërsa dyfishuan me Zaragozan në të 28 minutë. Pjesa e dytë nisi me golin e Barçës, aty ku Victor shkurtoi shifrat. Mirëpo sërish Budimir, këtë herë me penallti dhe Bretones pesë minuta nga fundi zbehën ëndrrën e katalanasve për një pikë. Paçka se në minutën e 90-të Lamine Yamal shkurtoi shifrat në 4-2, kjo nuk i shërbeu djemve të Hansi Flick për të shmangur humbjen e parë sezonale. Barça me 21 pikë mban kreun e renditjes, ndjekur nga Real Madrid me 17 pikë (një ndeshje më pak kundër Atl. Madrid).
Në "Coliseum Alfonso Perez" vendasit e Getafes harruan humbjen nga Barcelona disa ditë më parë duke u kthyer te suksesi. Për këtë, djemtë e Jimenez mposhtën 2-0 Alaves, duke i shkaktuar miqve humbjen e dytë radhazi (pas Real Madrid). Goli i parë u shënua nga Arambarri në minutën e 42, teksa Milla nga penalltia në pjesën e dytë "vulosi" takimin.
Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'