La Liga/ Girona ndalet në udhëtim, katalanasit kryesojnë kampionatin! Valencia 'poker' Cadizit

La Liga/ Girona ndalet në udhëtim, katalanasit kryesojnë kampionatin! Valencia 'poker' Cadizit

Almeria 0-0 Girona

La Liga në Spanjë ka zhvilluar dy ndeshjet e radhës për javën e 20-të. Këtë të dielë Almeria dhe Girona barazuan 0-0. Pika në udhëtim i dha të drejtën katalanasve të jenë në krye të La Ligas, kjo duke ditur se Real Madrid ka një ndeshje më pak.

Në stadiumin "Mirandilla", Cadizi vendas humbi 1-4 me Valencian. Ishin miqtë që dominuan takimin, teksa kaluan të parët në epërsi me Hugo Duro pas tetë minutave lojë. Alcaraz barazoi përkohësisht në pjesën e parë. Fraksioni i dytë u dominua nga Valencia, që shënoi si fillim me Lopez në të 52 minutë dhe më pas në fundin e sfidës me Guerra dhe Vazquez.

Për javën e 20-të të La Ligës janë edhe tre ndeshje për t'u zhvilluar, me skuadrat që u impenjuan në Superkupën e Spanjës që po zhvillohet në Arabinë Saudite. Girona qëndron në krye me 49 pikë, ndjekur nga Real Madrid që ka një pikë më pak dhe një ndeshje për të zhvilluar.

La Liga, raundi 20-të:

14:00 Almeria 0-0 Girona

16:15 Cadiz 1-4 Valencia (Alcaraz 21' / Duro 8', Lopez 52', Guerra 90+4', Vazquez 90+8')

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Marrëdhënia me SPAK-un pro-aktive, në ditët në vijim do të dorëzoj vetë dosjen me informacione për të gjitha çështjet

Veliaj: Marrëdhënia me SPAK-un pro-aktive, në ditët në vijim do të dorëzoj vetë dosjen me informacione për të gjitha çështjet