Sevilja ndali Realin e Madridit në ndeshjen e luajtur të shtunën mbrëma ndërsa Barcelona fitoi me Getafen duke thelluar avantazhin në krye të La Ligas. Madrilenët u tronditën nga një gol i shënuar prej vendasve në minutën e dytë nga Trokovski. Një zhvillim i papritur që ndikoi dukshëm tek lojtarët e Jose Mourinho të cilët nisën të nervozoheshin e të humbisnin ritmin e lojës.
Ndërsa koha kalonte Reali i Madridit mbylli pjesën e parë në disavantazh dhe me tre lojtarë të dënuar me kartona të verdhë, përkatësisht Higuain, Di Maria dhe Pepe. Pjesa e dytë nuk solli asgjë, sulme të dëshpëruara dhe mungesë saktësie në goditjet në portë. Rasti i Luka Modric nuk mundi të vendosë baraspeshën ndërsa ndeshja përfundoi ashtu sikurse u fiksua që në minutën e dytë 1 me 0. Në krahun tjetër, Barcelona mundi lehtësisht Getafen 1 me 4 në një ndeshje të mbushur me spektakël.
Golin e parë për miqtë do e shënonte Adriano në minutën e 32 dhe me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë. Në të dytën dhe konkretisht në minutën e 74, Lionel Messi shënon nga pika e 11 metërshit ndërsa është po ai që katër minuta më vonë shënon golin e tretë për katalanasit. Maskerano bën një autogol duke ngushtuar diferencën në 1 me 3 në minutën e 80. David Villa gjen rrjetën në minutën e fundit dhe Barcelona fiton me katër gola duke kryesuar La Ligan me tetë pikë avantazh ndaj Real Madrid.
(dm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com