Ndeshja më e madhe e La Ligës, El Clasico’, do të zhvillohet më 26 ose 27 tetor dhe do të zhvillohet në ‘Camp Nou’ të Barcelonës. Ndërsa përballja e dytë në ‘Bernabeu’ do të luhet më 22 ose 23 mars. Ndërsa merkato vazhdon të jetë e fortë mes dy ekipeve rivale.
Vështirësohet shumë kalimi i Garet Bale në ekipin e Realit të Madridit, pasi drejtuesit e klubit të Totenhem ngulmojnë që të mos e lënë të lirë që të largohet për edicionin tjetër, pasi kanë synime madhore në Premier League. Një fakt i tillë tregohet nga prezantimi zyrtar që klubi ka bërë për edicionin e ri. Në foton zyrtare, Bale është pjesë e ekipit të ri së bashku me blerjet e tjera, por edhe me futbollistë kryesorë nga edicioni i kaluar. Por në Madrid nuk heqin dorë lehtë nga talenti uellsian.
Pavarësisht se presidenti Florentino Perez deklaroi para dy ditësh se nuk kanë bërë një ofertë zyrtare për Bale, flitet se Zidane pas një konsultimi me Perez dhe Ancelotin ka nisur operacionin e gjërë për të sjellë në Madrid Balen brenda kësaj merkatoje me cdo kusht. Ardhja e uellsianit do të ishte një kundërpërgjigje mjaft e mirë ndaj rivalëve të Barcelonës që transferuan brazilianin e Santosit.
Presidenti i Totenhem kërkon një shumë marramendëse për lojtarin e tij që ta lërë të lirë, ndërkohë që në garë ka hyrë edhe Barca. Përpos Bale, Barcelona nuk po ndalet në merkato, pasi kërkon me cdo kusht një mbrojtës qendre, dy janë alternativat, Silva ose Luiz. Transferimi më i lehtë duket për Luiz nga Celsi, katalanasit kanë bërë një ofertë prej 35 milionë eurosh, pritet përgjigja e Abramovic dhe Murinjos, i cili për ti bërë një ‘gol’ Realit mund të lërë të lirë brazilianin.
Ndërsa në Madrid cështja më e madhe pas Bales është Alonso që duhet t’i lirojë vendin të riut Illaramandi, flitet për një largim te Celsi të veteranit, por ky i fundit e hedh poshtë kategorikisht. Ndërsa po dje është hedhur shorti për edicionin e ri të kampionatit spanjoll të futbollit. Reali do të presë brenda në shtëpi, në ‘Santiago Bernabeu’ ekipin e Betisit, ndërsa Barcelona do të presë Levanten. Ndeshja më e madhe e La Ligës, El Clasico, do të zhvillohet më 26 ose 27 tetor dhe do të zhvillohet në ‘Camp Nou’ të Barcelonës. Ndërsa përballja e dytë në ‘Bernabeu’ do të luhet më 22 ose 23 mars.
Kjo është sfida që është pritur më me shumë interes nga të gjitha mediat, pasi pritet që dueli mes dy ekipeve ekipe në Spanjë dhe botë të jetë mjaft i egër këtë edicion, pasi të dy ekipet janë fuqizuar ndjeshëm pas merkatos së verës që po ecën me intensitet të lartë nga të dy ekipet.
(Shkrimi u publikua sot në gazetën "Shqiptarja.com")
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com