LA LIGA - Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i mohoi dje fitoren Real Madridit me golin e shënuar ndaj Los Blancos në pjesën e dytë. Mallorca falë golit të Muriqit i mori një pikë Realit në ndeshjen e javës së pare të La Ligas.
Pas takimit Muriqi u shpreh i lumtur për golin e barazimit dhe u shpreh se është një kënaqësi ti shënosh Real Madridit.
‘E kam thënë gjithnjë, se ky klub Meriton fjalët më të mira. Ata më bënë të mbijetoj si futbollist. Po vuaja te Lazio, një vit e gjysmë pa luajtur. Kur erdhi oferta e Majorkës kisha shumë mëdyshje. Kisha dhe variante të tjera, por Majorka ishte më e mira.'
Sa i përket golit, sulmuesi kosovar shton: Jam shumë i lodhur, por njëherazi shumë i lumtur për golin. Të them të drejtën t’i shënosh Realit është një kënaqësi e veçantë, sepse ata janë më të mirët në botë. Ishte shumë e rëndësishme të filloja të shënoja kundër një ekipi si Madridi”, tha ai.