Pista të reja raportohen për talentin e kombëtares Armando Broja. Një ditë më parë në media u përfol për interesimin e Ajax, pasi shqiptari pati një aventurë të sukseshme dy sezone më parë, por sot mediat britanikë shkruajnë njëzëri se Newcastle është hedhur në sulm për 20-vjeçarin.
Sipas Sky Sport Chelsea, që zotëron kartonin e ka bërë të qartë se nuk e shet sulmuesin, ndaj Newcastle po provon në huazim. Për shqiptarin ka një sërë klubesh që mbajnë sytë hapur, por Newcastle po insiston më shumë.
Komento