La në detyrë Kapllanajn, PS:
Të shkarkohet Klement Zguri

La në detyrë Kapllanajn, PS:<br />Të shkarkohet Klement Zguri<br>
Partia Socialiste kërkon shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zguri, pas vendimit për të lënë në detyrë kryebashkiakun demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj i cili rezulton i dënuar në Itali për vjedhje. 

Kërkesa është publikuar në Facebook nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i cili i kërkon Kuvendit nisjen e procedurës së shkarkimit me pretendimin se Zguri ka shkelur ligjin. Maxhoranca i kërkoi KQZ-së javën e kaluar shkarkimin e kryebashkiakut Kapllanaj, por ajo u rrëzua 4:3 nga KQZ. 

Asnjë funksionar publik që shkel ligjin nuk mund të vazhdojë më të qëndrojë në atë detyrë. Është detyrimi i Kuvendit të Shqipërisë që menjëherë të fillojë procedurat për shkarkimin e zotit Klement Zguri nga detyra e Kryetarit të KQZ, për shkelje të rëndë të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Gjatë këtyre ditëve mbarë opinioni publik është njohur me faktin se edhe pse Prokuroria dhe Gjykata italiane i kanë konfirmuar Prokurorisë shqiptare dhe KQZ dënimin me dy vite burg “për vjedhje”...” të Agron Faslli Kapllanaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, i zgjedhur me mbështetjen e Partisë Demokratike dhe për pasojë “përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar nga neni nenin 2, pika 1, gërma c) të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Mbarë opinioni publik u njoh edhe me faktin se Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri me paramendim vendosi të fshehë dhe të arkivojë pa e shqyrtuar në KQZ vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin deklarues Agron Faslli Kapllanajn.
Jemi në kushtet kur është mëse e qartë se Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka kryer shkelje të rënda të ligjit dhe përmes veprimeve e mosveprimeve të tij i shtyu sa mundi jetën politike një të zgjedhuri lokal me rekorde të rënda kriminale, vetëm e vetëm sepse është i të njëjtit krah politik me të dhe i ndikuar nga urdhërat politike. Shembull konkret dhe i patolerueshëm i njëanshmërisë së verbër politike dhe mungesës së profesionalizmit.
Vlerësimi individual që Klement Zguri i ka bërë çështjes në fjalë nga pozita e drejtuesit të KQZ është shkelje e hapur e ligjit nga ana e tij. Duhej të ishte Komisioni si organ kolegjial dhe jo Kryetari si individ struktura që duhej të shqyrtonte (maksimalisht brenda 10 ditëve, sipas ligjit) në mbledhje publike rezultatet e vendimit të Prokurorisë.
Vendimi individual i Klement Zguri, për të mos e thirrur mbledhjen e KQZ dhe për ta arkivuar vendimin e Sektorit të Verifikimit të Integritetit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, i cili pranon literalisht se subjekti deklarues Agron Faslli Kapllanaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, i zgjedhur me mbështetjen e Partisë Demokratike “përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar nga neni nenin 2, pika 1, gërma c) të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” është marrje e kompetencës kolegjiale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe në kundërshtim flagrant me nenin 5, pika 4, gërma “a”; nenin 10; nenin 15, pikat 3 e 4 të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe Kreun III, pikat 12, 13, e 14 të Vendimit nr.17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në Ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”,
thuhet në kërkesën e publikuar nga socialisti Balla.

Klement Zguri u zgjodh në krye të KQZ në maj të këtij viti si pjesë e paktit Rama-Basha që i dha fund ngërçit politik dhe çadrës tremujore të PD në Bulevard, përballë Kryeministrisë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma