‘La Repubblica’: koronavirusi, midis bunkerëve dhe avionëve privatë, super të pasur kërkojnë strehim dhe teste tamponi. Me çdo kusht...

‘La Repubblica’: koronavirusi, midis bunkerëve dhe avionëve privatë, super të pasur kërkojnë strehim dhe teste tamponi. Me çdo kusht...

Ka nga ata që mbyllen në shtëpi dhe e shikojnë botën nga dritarja. Lajnë duart për rreth 20 sekonda, mbajnë radhë në supermarkete, kërkojnë dezinfektues kundër pandemisë që po bashkon të gjithë në një frikë të përbashkët.

Dhe ka pastaj super të pasur.

Miliarderët e botës masivisht  janë duke marrë me qira avionë privatë për të shkuar në shtëpi pushimi ose bunkerë emergjence të vendosura në vende që, deri më tani, duket se kanë shmangur epideminë e Covid-19.

Shumë marrin me vete mjekë personalë ose infermierë për të trajtuar familjet e tyre në rast infeksioni. Shumica kalojnë pa radhë në klinikat private duke kërkuar të bëjnë teste të koronavirusit edhe nëse nuk kanë simptoma, por kanë para.

I intervistuar nga gazeta britanike The Guardian, Mark Ali, shef ekzekutiv dhe drejtor mjekësor i Klinikës Private ‘Harley Street’ në Londër, tha: "Ka një kërkesë të madhe nga njerëz shumë të pasur, të cilët pyesin nëse mund të paguajnë për për të bërë privatisht testin e tamponit. Ne sigurisht e kemi ofruar këtë shërbim”.

"Vaksina me çdo kusht"

Kirurgu kardiovaskular Mark Ali  tha që klientët e tij kanë kërkuar me çdo kusht vaksinimin për Covid-19, megjithëse ajo nuk ekziston. Ata nuk na besojnë. Duan prototipin, me çdo kusht. Edhe pse shkencëtarët thonë se do të duhet të paktën një vit që vaksina të zhvillohet.

Vitamina intravenoze për 400 euro

Në klinikën e tij private në Londër, Ali tha se të pasurit e shqetësuar, shpesh kërkojnë vitamina intravenoze për të forcuar sistemin imunitar.

Një infuzion intravenoz garanton lëshimin e menjëhershëm të vitaminës C, kompleksin e vitaminës B12, zinkut dhe aminoacideve thelbësore.Trajtimi kushton rreth 400 euro.

Bunkeri ushtarak dhe super luksoz i Kansas

Sipas ‘The Guardian’, shumë prej të pasurve janë strehuar në një bunker superluksoz në Kansas të SHBA. Bunkeri ka 15 kate nëntokë, quhet ‘Survival Condo’ dhe është pothuajse një shembull i një qyteti të së ardhmes.

Ai shtrihet në 60 metra nën sipërfaqen e tokës, dhe ka qenë një nga 72 strukturat e ndërtuara gjatë luftës së ftohtë për tu mbrojtur nga raketat balistike bërthamore, njëqind herë më të fuqishme se bomba e lëshuar në Nagasaki, në Japoni. ‘Survival Condo’ blerë në vitin 2008 nga Larry Hall, një ish-kontraktor i qeverisë amerikane.

Vendstrehimet nëntokësore në Indiana dhe Dakota e Jugut

Robert Vicino, themeluesi dhe CEO i Vivos Group, një kompani në Kaliforni që ndërton vendstrehimore nëntokësore të dizenjuara për t'i bërë ballë një seri katastrofash natyrore, tha se kompania e tij ka parë këto tre muaj një rritje të kërkesave për blerje. Vivos Group ka shndërruar një bunker të Luftës së Ftohtë në Indiana, në një strukturë për 80 persona dhe ofron hapësira të tjera në 575 bunkerë betoni në një depo të braktisur të Luftës së Dytë Botërore në Dakotën e Jugut.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Në Itali 1016 viktima, 12 839 të infektuar, 1258 të shëruar, mbyllen aktivitetet tregtare, hapur vetëm markete e farmaci! (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë