Labëria bëhet bashkë në një festival polifonie, iniciativë e deputetit Vullnet Sinaj

Labëria bëhet bashkë në një festival polifonie, iniciativë e deputetit Vullnet Sinaj

Sezoni veror është në kulmin e tij, por Vlora duket se do të rezervojë surprizën më të bukur për turistët e interesuar në një nga trashëgimitë më të vjetra shqiptare, këngën polifonike. Me iniciativë të deputetit socialist Vullnet Sinaj dhe shoqatës atdhetare kulturore “Labëria”, në datat 29-30 korrik, organizohet festivali i këngës polifonike në sheshin “Lungomare” të Vlorës.

Në deklaratën e rastit të publikuar në rrjetet e tij sociale, Vullnet Sinaj shprehet se ky aktivitet paraqet një sfidë me përgjegjësi të madhe, por mbi të gjitha një mundësi fantastike për t’i shtuar Vlorës harenë dhe gëzimin në kulmin e sezonit turistik. Në vizionin politik të deputetit Sinaj, kjo trashëgimi botërore është edhe një mishërim i ideve më të qëndrueshme të zhvillimit ekonomiko-social të zonës ku ai është edhe përfaqësues politik.

Ky aktivitet pritet të mbledhë së bashku mbi 30 grupe pjesëmarrëse nga shumica e krahinave labe si Vlora, Saranda, Gjirokastra, Tepelena, Mallakastra dhe Himara. Kënga polifonike përfaqëson një trashëgimi të rrallë botërore, e mbrojtur edhe nga UNESCO, e cila ndonëse është studjuar nga shumë kërkues, antropologë dhe ekspertë arti, përsëri origjinina e saj mbetet një mister i bukur i cili mahnit në çdo këngë dhe tingull.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 29/07/2022 21:19

    ky bolja qe bente dreka darka me 20-30 veta ne mes te pandemise ....injorant fshatar ..kurre sblej tek big market i leshit ....

    Përgjigju
  • Stresi: 28/07/2022 14:45

    Z.Vullnet punon per Vloren por arsimin ne Zyren rajonale te Selenices e ka ne nivele skandaloze dhe ky eshte gabimi i tij per emerimin e drejtuesit te asaj zyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?