ELBASAN - Kandidati për deputet i PBDNJ-së, Yzeir Fetahu, ka zyrtarizuar fushatën e tij në Labinot-Fushë të rrethit të Elbasanit. Në një takim me të rinj  dhe simpatizantë të këaj force politike, kandidati Fetahu theksoi se  “PBDNJ-ja i është bashkangjitur koalicionit të majtë “ Aleanca për Shqipërinë Europiane” e kryesuar nga PS-ja, për të dhënë kontributin saj për një të ardhme më të mirë. Bashkë me kandidatin e PBDNJ-së ishte i pranishëm edhe kandidatit i PS-së, Ilir Bejtja, i cili shprehu të gjithë mbështetjen e partisë së tij për të përkrahur aleatët historikë, siç e quan ai PBDNJ-në.

“Unë do të loboj pranë biznesi për të rritur punësimin tek të rinjtë. Jam pjesë e biznesit prej 23 vitesh dhe e di mirë se çfarë duhet bërë për të arritur një marrëveshje për të punësuar sa më shumë të rinj dhe kjo do të rrisë shpresën për të ardhmen e tyre”. Z.Fetahu kërkoi mbështetjen e të rinjve  dhe qytetarëve elbasanas për këtë mision të rëndësishëm të ndërtimit të një të ardhmeje premtuese, për një jetë më te mirë dhe për një ngjitje të shpejtë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)