Vjedhja e energjisë elektrike zbulon laboratorin e dytë të kriptomonedhave në Shqipëri, njohur masivishti si 'bitcoin', kamufluar në një fabrikë. Pas magazinave ku ishte instaluar laboratori 'bitcoin' tek 5 Maji në Tiranë, që u zbuluan nga krimi ekonomik nga hetimi i një vrasje mes shokëve, dhe policia e Fierit ka vënë në pranga një të dyshuar për prodhim kriptomonedha, fshehje taksash dhe vjedhje energjie.
Ai është Fabjo Braçaj 26 vjeç ndërsa në kërkim është shpallur Fatjon Koçi 25 vjeç. Këta persona në bashkëpunim, sipas hetimeve, kanë krijuar 'fabrikën' e prodhimit të monedhës elektronike duke kryer aktivitet të palicencuar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, pajisje të telefonisë celulare, pajisje ndihmëse elektronike etj.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.
Kujtojmë se laboratori i parë për prodhimin e monedhave virtuale u zbulua në maj të këtij viti, pas vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema. Laboratori i kriptomonedhave ishte në pronësi të viktimës dhe grupit të miqve të tij, mes të cilëve edhe Marjus Dema i cili qëlloi për vdekje 27-vjeçarin.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3073
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, në pranga 35 vjeçari
27 Nëntor, 15:20
-
Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë
27 Nëntor, 15:07
-
Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull! Dhjetëra apartamente në Tiranë e Durrës (EMRI+LISTA)
27 Nëntor, 10:46
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Greqi/ U kapën me 30 kg marijuanë, 2 shqiptare në pranga
27 Nëntor, 08:31
-
Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës
26 Nëntor, 13:48
-
E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë i pallatit, ndërron jetë
26 Nëntor, 13:06
-
Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online
26 Nëntor, 09:38
-
Fier/ Një grua gjendet e plagosur rëndë anash rrugës, vdes më pas në spital! Dyshohet se u aksidentua nga një mjet, hetime për drejtuesin
25 Nëntor, 19:10
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh
24 Nëntor, 19:34
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
Te gjithe podhojme Kartmonedha pasi e kemi App aplicacion ne telefon dhe e aktivijojme cdo 4 ore per te punuar ne miniere Virtualisht dhe perfitojme monedha Bitcion.Nuk e ndalon kush prodhimin e tyre ska ligj madje eshte eligjshme
PërgjigjuTeknikisht ke te drejte, praktikisht dhe çuditerisht shqiperia ka ligj,
Sja paske idene se ca eshte mining o plak ate aplikacion qe ke ti ne telefon perfiton ai qe ka aplikacionin e ti perfiton sa 1-100 e ati qe e ka ate app ne rastin tend ke PI edhe PI akoma seshte listuar ne listen e monedhave.Keto paisje qe jane ne video jane antminer T9+ 10.5Th/s me bllok ishqimi 1450w dhe kushtojne reth 10.000€ copa e jane reth 15 cop masa duket ne video. Shumezuar per 1450w secila ata bossat kan me i pagu shtetit reth 3500 lek te reja ne dit energji elektrike te tjerat llogariti vet x15 ose me shume antimnera sa kan qen brenda. Keshtu qe pa 100k€ ata nuk dalin nga atje ku jan fut
Dale prisni pak ...te prodhosh kartmonedha virtuale nuk eshte e ndaluar.Asnje vend i botes nuk e ndalon sepse nuk ka ligj.Duhet te jeni keqkuptuar duhet te jene arrestuar per vjedhje energjie jo per prodhim Bitcoin se nuk ka ligj asnje shtet deri me tani per prodhimin e tyre.
PërgjigjuDeri msot snjof ndonje femer qe ka krypto