Ministrja e shëndetësisë, Olgerta Manastirliu, e pranishme në Komisionin e Ekonomisë, ku u diskutua për projektbuxhetin e vitit 2018, u shpres se laboratorët do të jepen me koncesion për 10 vite dhe vlera e këtij koncesioni është afro 10 milionë euro në vit dhe për 10 vite që është afati i këti koncesioni, vlera shkon në 100 milionë euro.
“Investimi parashikon një vlerë të konsiderueshme, 7 milion euro dhe një investim tjetër pas shtatë vitesh në 2.9 milion euro, të cilat do të investohen në infrastrukturë, ambiente dhe aparatura”, tha Manastirliu
Koncesionet në sistemin shëndetësor kanë sjellë debate në komision mes deputeti të Partisë Demokrartike Agron Shehaj dhe ministres së Shëndetësisë, Olgerta Manastirliu. Sipas deputetit Shehaj, ka të dhëna se kostoja e shërbimit nga këto koncesionar është e lartë, ndërsa vuri në diskutim edhe cilësinë e shërbimit dhe vërtetësinë e rezultateve
Agron Shehaj: Koncensionari që ka marrë, që ka fituar koncensionin për check-up është një nga aktorët kryesorë në treg në shpërndarjen e alkoolit dhe duhanit. Janë i njëjti person ai që “helmon” shqiptarët pastaj thotë po japim edhe 90 milion euro “shihi janë apo jo të helmuar”, mua nuk më duket e arsyeshme.
Ka një rrezik për mendimin tim që koncensionari të marrë këto informacione duke qenë që ai mund ti përdorë për studim tregu duke marrë parasysh që vepron në këtë treg. Cilat janë masat e marra që kjo mos të ndodhë?
Olgerta Manastirliu: Këto të dhëna elaborohen duke ruajtur të gjithë konfidencialitetin e të dhënave nga strukturat tona, dhe mbi bazën e këtyre të dhënave, nëse doni të dini për të dhënat, sigurisht që po referohen elaborohen analizohen dhe janë këto të dhëna që do të garantojnë bërjen e politikave të qarta në kuadër të mbrojtjes së shëndetit.
Kompania që do të marrë me koncesion shërbimin e analizave në të gjitha spitalet shqiptare është ‘Labopharma’, me aksioner të vetëm Janis Karathano, i cili është aksioner i vetëm edhe i kompanisë ”Pegasus med”. Edhe ky koncesion u përfol nga media për lidhje me pushtetin.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO







