Janë të dyshuar si personat që kthyen biznesin e fasonerisë në laborator modern droge në Vlush të Skraparit,  Gjykata e Krimeve të Rënda cakton masën e sigurisë "arrest me burg" për administratoren Edlira Lame dhe Muhamet Kadiun.
 
Dhjetë ditë para zbulimit të laboratorit të kanabisit,  uniformat blu mundën të zbulojnë një sasi prej 1.2 ton drogë në fshatin Lapan në afërsi të Vlushit po në qarkun e Skraparit.
 
Operacioni nuk u ndal por me metoda speciale, përfshirë përgjimet dhe vëzhgimet me forca operacionale në terren u arrit të zbulohej baza e tharjes së bimës narkotike.

Në momentin e ndërhyrjes, Lame dhe Kadiu ishin angazhuar të largonin nga magazina pajisjet e laboratorit të tharjes, por më pas ata u prangosën në flagrancë.
 
Para togave të zeza ata mohuan akuzat e përfshirjes në rrjetin e narkotikëve, por sipas Prokurorisë ata janë të përfshirë dhe këtë aktivitet dyshohet se e kryenin prej 3 vitesh.

'Droga', furtunë në policinë e Beratit dhe Skraparit
Zbulimi i bazës së Kanabisit  fillimisht me 1.2 ton të magazinuar në një ish- depo ushtarake në Lapan e më pas laboratorit të tharjes e paketimit në Vlush solli dhe furtunën në komisariatin e policisë së Beratit.

Tregtarja e falimentuar laborator droge tek biznesi
Një hetim disa mujor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka zbuluar një laborator të mirfilltë të kultivimit të fidanëve të kanabisit dhe më pas përpunimit të drogës.

E gjithë ky laborator u menaxhonte nga 42-vjeçarja nga Skrapari, Edlira Lame, e cila me ndihmën e shoferit, kishte arritur të krijonte një laborator modern për përpunimin e drogës. Dhe për ta bërë këtë duket se nuk e ka pasur të vështirë, pasi ajo administronte një firmë private masonerie, ku prodhoheshin çanta kartoni për verë dhe raki, ambientet e së cilës duket se i ka përdorur edhe për të përpunuar drogën.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)