Laboratori i Hasit/ Shkrimi i ‘Corriere Della Serra’ : Droga nga fshati i barinjve në Milano, kush është ‘Mani’ i mafies ballkanike

Gazeta italiane Corriere Della Serra i ka kushtuar një shkrim laboratorit të heroinës në Has. Në shkrim thuhet se kjo drogë që prodhohej në një fshat “barinjsh” në veri të Shqipërisë, reflekton për të kuptuar sesi droga hyn në Itali, e më pas në Europë.

Një rol të rëndësishëm në këtë skemë ka patur edhe Liman Beu, i njohur ndryshe si Mani. 54-vjeçari është arrestuar pak ditë më parë në Kavajë, ndërkohë që sipas gazetës, lidhet me drogën e kapur në Has.

Gazeta thotë se Mani është një përfaqësues i njohur i mafies ballkanike, ndërkohë që nga Fieri ku qëndronte i fshehur ka arritur të menaxhonte trafikun e drogës

Shkrimi i plotë i Corriere Della Sera:

Fshati i barinjve dhe fshatarëve mbi malet Verilindore të Shqipërisë, me një distancë 1300 kilometra nga Milano, Hasi të ndihmon të kuptosh gjeografinë e drogës, që shpesh vjen në Itali, si porta kryesore hyrëse për në Europë. Historia e Hasit, ku ishte ndërtuar një laborator për prodhimin e heroinës është e lidhur me 54-vjeçarin shqiptar Liman Beu, i njohur ndryshe si Mani, një nga 44 të arrestuarit e policisë shqiptare. Hetuesit tanë ekspertë të mafies ballkanike e njohin mirë “Manin”, për të kaluarën e tij kriminale, dënimet dhe kërkimin nga Interpol. E dinë gjithashtu se ai konsiderohet si profesionist për krimin në Lindje. Pra, jo më grabitës të egër, por menaxherë të së keqes, jo më shpërndarës të vegjël, por narkotrafikantë.

Rruga e opiumit

Ky operacion është drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në laboratorin e drogës në Has, janë gjetur 150 kilogramë opium, që do të përdoreshin për të prodhuar heroinë. Opiumi vinte nga Turqia, ndërkohë që zgjedhja e këtij fshati në Has, zbulon një tjetër metodë funksionimi të klaneve shqiptare. Ata blejnë heshtjen e zonave të izoluara dhe të varfëra, larg dhe pa rrugë, si dhe zgjodhën një shtëpi të shkatërruar për t’a kthyer në laboratorë, me ndihmën e një kimisti kolumbian, të cilin e paguanin si në merkato futbolli për të mësuar procesin.

4 bandat

Operacioni i policisë ka shkatërruar 4 banda. Njëra prej tyre ishte nën drejtimin e “Manit”, që ishte i fshehur në jug të vendit, në Fier,  dhe është kapur nga policia e zonës që drejtohet nga Artur Selimaj.

Mani ka arritur i ri në Itali, dhe ka qendruar i fshehur mes Milanos dhe Breshias, ndërkohë që gjykata kishte vendosur për dënimin e tij.
Liman Beu, i përket një “familjeje” që lëviz kokainë nga Milano drejt Holandës.

Mani e nisi karrierën e tij me prostitucion, duke bërë tutorin e vajzave, ndërkohë që lëshimi i një urdhër-arresti, nuk i krijonte stress.

Është sjellje kjo e shqiptarëve të kërkuar, të cilët i marrin vesh informacionet për tan ë kohë reale. Me paratë që kanë, ata arrijnë të blejnë gjithçka, përfshirë edhe lirinë.

Rrugë dhe ngarkesa

Të tjerë element të bandave kriminale janë arrestuar në Shkodër dhe Vlorë, nga policia e drejtuar nga Vasil Çelaj dhe Alket Selimaj. Këta drejtuesë përfaqësojnë një kurs të ri të policisë shqiptarëve, e  cila me bashkëpunimin me policinë italianë ka arritur në një tjetër nivel hetimi. Që nga Fieri ku qëndronte i fshehur, Mani ia doli të drejtonte trafikun e drogës, përfshirë këtu edhe rrugët dhe fitimet.

Arrestimi i tij, mund të rihapë një luftë për të zënë atë vend që është bosh.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja