Laboratori i heroinës në Has, burg për tre nga të arrestuarit, lirohen i moshuari dhe gruaja

KUKËS - Gjykata e Kukësit ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit e laboratorit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit, pas një seance maratonë e cila nisi që prej paradites.  

Në masën arrest me burg janë lënë tre nga pesë të arrestuarit si Xhevit Shutin, Flamur Çela dhe Vehbi Berushi. Për të moshuarin Mustaf Shuti, Gjykata ka vendosur arrest shtëpie, ndërsa është liruar gruaja Anila Shuti e cila është lënë në detyrim paraqitje.

I moshuari Mustafë Shuti duke u shoqëruar në Gjykatë, u la në arrest shtëpie

Anila Shuti (Detyrim paraqitje)

Tre nga të arrestuarit janë pjesëtarë të të njëjtës familje. Mustafë Shuti, 76-vjeç, është babai i Xhevit Shutit, i cili u la në burg, ndërsa gruaja e këtij të fundit, Anila Shuti la qelinë. Caktimi i masave u dha nga qjyqtari Rexhep Karaj. Prokurori i çështjes, Etmond Karriqi kërkoi arrest me burg për të pestë të ndaluarit e këtij rasti, të cilët akuzohen për posedim, përpunim dhe trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Arrest me burg
Flamur Çela

Mustafë Shuti

Vehbi Berushi

Arrest shtëpie
Mustafë Shuti

Detyrim paraqitje
Anila Shuti

Gjatë seancës, Xhevit Shuti është shprehur para gjykatës se lëndët që kishin mbërritur në shtëpinë e tyre i dinte për bimë mjekësore dhe jo për prodhimin e drogave të forta.  "E dinim për bimë medicinale. Jam arrestuar për drogë”, ka thënë ai. Ndërsa babai i tij, i moshuari Mustafë Shuti dhe bashkëshortja, Anila Shuti, janë shprehur se nuk kishin dijeni për atë që bëhej brenda kapanoneve që përdoreshin për mbajtjen e ushqimit të bagëtive.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën