Pesë të arrestuarit për heroinën në Has dolën para Gjykatës së Kukësit paraditen e kësaj të hëne, për t'u njohur me masën e sigurisë lidhur me laboratorin e heroinës që u gjet në fshatin Brenog të Hasit. Nën masa të rrepta sigurie, të arrestuarit mbërritën në ambientete e Gjykatës nën masa të rrepta sigurie.
Report Tv sjell pamjet e momenti kur me pranga në duar futen në gjykatë pesë të arrestuarit, përfshirë edhe 76-vjeçarin Mustafë Shuti dhe gruan Anila Shuti.
Përpara Gjykatës së Shkallës së Parë dolën Mustafë Shuti, Xhavit Shuti dhe Anila Shuti janë pjestarë të të njëjtës famlje, ku edhe u zbulua kapanoni që shfrytëzohej për prodhimin e heroinës, si dhe Flamur Cela dhe Vehbi Barushi. Gjatë seancës, Xhevit Shuti është shprehur para gjykatës se "E dinim për bimë medicinale. Jam arrestuar për drogë”. Ndërsa babai i tij, i moshuari Mustafë Shuti dhe bashkëshortja, Anila Shuti, janë shprehur se nuk kishin dijeni për atë që bëhej brenda kapanoneve që përdoreshin për mbajtjen e ushqimit të bagëtive.
Në përfundim të seancës, gjyqtari Rexhep Karaj vendosi arrest me burg për Xhavit Shutin, Flamur Çelën dhe Vehbi Barushin. Ndërsa dha arrest shtëpie për të moshuarin dhe detyrim paraqitje për Anila Shutin.
VIDEO/Seanca gjyqësore për 5 të ndaluarit e laboratorit në Has
Mustafa Shuti 76-vjeç duke hyrë në gjykatën e Kukësit
Bravo për kapjen e 76-vjeçarit, ky po qe eshte lajm!
PërgjigjuPo babai yt di ca behet ne shtepin e tij me gruan, vajze, nusen e djalit etj etj? Po qe se nuk e di as yt at të jap te drejte ty.
kapen punetoret gjithmone, jo pronaret
Përgjigju