Mes 27 të arrestuarve në vijim të megaoperacionit të shtrirë në të gjithë vendin tre ditët e fundit, është edhe një sportist. Fjala është për mundësin shkodran, Elis Guri, i cili akuzohet për ”Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” si dhe ”Trafikim i narkotikëve”, i cili ndodhet mes të arrestuarve si i ddyshuar për trafik droge me grupin kriminal të Shijakut.
Mega operacioni i koduar “VOL-VO 4” është shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë dhe janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Elis Guri u prangos në Shkodër. Mundësi Elis Guri përfaqëson prej disa vitesh shtetin bullgar në sportin mundje. Ende nuk është i qartë roli i tij në bandën e trafikut të drogës, por ai bëhet sportisti i dytë i skeduar pas Astmer Bilalit i arrestuar muajin e kaluar si pjesë e grupit kriminal "Bajri" në kryeqendrën e veriut.
Elis Guri ka lindur në Shkodër më 6 korrik 1983 dhe garon ne peshën 96 kg. Suksesi i tij më i madh shënohet së pari në Kampionatin Europian që u zhvillua në Finlandë, ku Elis Guri shpallet fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg. Por dhe në Kampionatin Botëror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″.
Keta jane perfaqsuesit e sportit shqiptare ne bote , droge , doping , kriminalitet .Mire-setevini ne realitetin e Albanistanit
PërgjigjuKte thjesht e kane mbajt per trup dhe i kane dhene me henger po ca lidhja ka ky me kto pune..
PërgjigjuPo ky hamall do kete qene ngarkim-shkarkim malli
Përgjigjuhahahahhaha e modhe