Berisha nxjerr videon nga Shkodra duke akuzuar bandën e Bajrave dhe SPAK: Nuk pranojmë rezultatin e 14 majit

Sali Berisha anashkaloi përballje e vet me drejtësinë dhe u rikthye në garën e humbur të 14 majit. Dhe njëjtë si në betejën e tij personale për hetimin mbi privatizimin e ish-klubit Partizani, sulmin e pati ndaj SPAK, nga laro të Ramës, sot i quajti: 'Organizatë kriminale e Bajrave!

Kreu i Rithemelimit akuzoi se Bashkia e Shkodrës, u fitua me ndihmën e bandës së Bajrave.

‘Mandati i Bashkisë së Shkodrës është mandate i Bajrave që kurrë spo e pranojmë. Motiv themelor për fillimin e betejës sonë pa kthim është rikthimi I votës së lirë, vota e qytetarëve pa terrot të bandave kriminale.

Është betejë jo e lehtë, por ne do ta fitojmë dhe do u japim mundësi që në 2025 të votojnë më dinjtitet të plotë.  Terrorin që ushtruan ditën e zgjedhjeve vrasësit serial, njëra nga anëtarët e bandave më të rrezikshme të Ballkanit dhe Evropës, banda e Bajrave në qytetin e Shkodrës

Se si kjo bandë e Edi Ramës e lidhur me Taulant Ballën që merrte pjesë në shtabin e PS të kryesuar nga Elisa Spiropali del në qytet me autokolën e blinduar, kalon gjatë gjithë ditës nga qendra në qendër dhe ushtron terror të paparë”- tha Berisha.

Këtë akuzë e mbështeti në disa pamje filmike, që publikoi para mediave, duke thënë se Bajrat ushtruan terror ditën e zgjedhjeve.

Pamjet, Berisha thotë se iu vunë në dispozicion nga biznese dhe njerëz që donin të ndihmonin Rithemelimin.

“Nuk janë pamejt e sigurisë, policia është palë me bajrat. Kamerat janë të bizneseve dhe të qv, por sjanë marrë nga qv, filmime të ofruar nga njerëz me guxim që kanë dashur të bëjnë transparencën. Ne kemi kërkuar kamerat, me detyrim sja marrim dot, sikundër kemi treguar mirëkuptim ndaj atyre që skanë dashur ti japin. Se bajrat janë strukturë parashtetërore që mbështetet direkt nga km. ka lidhje intensive me taulant ballën në atë kohë. Janë të shkollës pamjet, por jo të policisë”.- tha Berisha.

Berisha humbi me rezultat të thellë kalanë e fundit që I kishte mbetur opozitës, Shkodrën, e cila zgjodhi me mbi 10 mijë vota diferencë Benet Becin e PS.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:56
Berisha akuzon PS se fitoi Shkodrën me bandën e Bajreve dhe nxjerr video, reagon Bledi Çuçi

1698686725_cucii.jpg

Sali Berisha akuzoi se Partia Socialiste e fitoi Bashkinë e Shkodrës më 14 maj me ndihmën e bandës së Bajrave. Ai publikoi disa pamje filmike përmes të cilave pretendon se Bajrat ushtrua terror ditën e zgjedhjeve në disa qendra votimi në Shkodër

Në një reagim jashtë kuvendit pasditen e sotme kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi deklaroi se nuk kishte dijeni por po të jetë e vërtetë dhe do të vërtetohet nga drejtësia atëherë nuk do të mbrohet nga partia.  

Pyetje: A keni ju dijeni përse anëtari i kryesisë së PS-së në Shkodër, Erald Bushi ka qenë I shoqëruar së bashku me bandën criminal të Bajrave dhe kanë hyrë nëpër qendrat e votimit së bashku ditën e 14 majit në zgjedhje. Kjo bandë ka takuar dhe përfaqësues të tjerë pavarësisht se nuk lejoheshin për të hyrë në qendrat e votimit

Bledi Çuçi: “Nuk kam dijeni. Po të jetë e vërtetë është e dënueshme. Në PS nuk ka mbrojtje askush që shkel ligjin ndryshe nga çfarë ndodh opozita. Ju e shihni se çfarë po bëjnë në momentin që ndërhyn drejtësia aty ku sheh që janë ezauruar krimet. Qëndrimi jonë ka qenë shumë i qartë dhe do të vijojë të jetë i qartë. Për çështjet e drejtësisë së reformuar nuk bëjmë asnjë koment. Ka përkrahjen tonë të plotë qoftë politike, qoftë personale në sensin që kushdo që shkel ligjin përgjigjet personalisht dhe nuk ka mbrojtjen e partisë. Në ndjekjen penale kemi një qëndrim që nuk ka pasur në asnjë moment dyshime për të kundërtën”

Deklarata u bë për median pas seancës parlamentare e cila u shoqërua sërish me tension dhe kaos shkaktuar nga deputetët e opozitës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bkedi: 30/10/2023 14:40

    Ky se fundmi eshte bere qesharak, si plaku Mere.Turp

    Përgjigju
    • Ndoc: 30/10/2023 16:01

      E vertete qe eshte ba qesharak por kjo video eshte 100% e vertet se i kam Pa me syte e mi kto ftyra qe jan vrases qe i njeh e gjithe shkodra

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!