Laborator droge në shtëpi, në pranga 'Loli Verës' dhe 'Pipo'

Laborator droge në shtëpi, në pranga 'Loli Verës' dhe 'Pipo'

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë finalizuar ditën e sotme operacionin e koduar “Laboratori”, gjatë të cilit është është bërë i mundur ndalimi i një grupi kriminal i cili merrej me tregtimin e lëndëve narkotike. Mësohet se pjëse e këtij grupi ishin pesë persona, 2 prej të cilëve janë vënë në pranga dhe tre të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Policia ka arrestuar: F. N., 30 vjeç, i dënuar më parë, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, dhe P. P., 27 vjeç, banues në Tiranë,  ndërkohë që ka vënë nën hetim shtetasit: B. N, 36 vjeçe, B.S., 43 vjeç dhe G.G., 47 vjeç, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikesh" për veprën penale “Moskallëzim Krimi”

Mësohet se aktiviteti i tregtimit të lëndëve narkotike ushtrohej në lokalin që ishte në pronësi të dy të arrestuarve që dentifikoheshin me pseudonimet “Loli Verës” dhe “Pipo” të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin shisnin në kryeqytet, heroinë dhe kokainë.

Për këtë aktivitet kriminal personat  kishin përshtatur një apartament për përpunimin, përzerien, ambalazhim, e lëndës narkotike Heroine dhe Kokaine dhe më pas   ua shisnin klientëve në doza të vogla.

Në momentin e ndërhyrjes shtetaseve F.N dhe P.P  gjatë kontrollit fizik policia u ka gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike në formë dozash, ku më pas kontrolli ka vijuar në banesa ku gjithsej janë gjetur e sekuestruar rreth 1 kilogramë e 864 gramë Heroinë, nga kjo sasi  një pjesë ishte e përgatitur në  353 doza, 202 gramë Kokainë, rreth 50 mijë lekë , peshore elektronike, frulator grirës, sitë e sende të tjera që shërbenin për përzierjen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar