LAÇ - Çohet për gjykim ish-kryetari i Komunës së Fushë Kuqes në rrethin e Kurbinit. Prokuroria e Laçit ka bërë të ditur sot se, ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryetarit të komunës Fushë-Kuqe, Dedë Keraj, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Bashkë me të, prokuroria ka dërguar për gjykim edhe Skënder Nutin, administrator i firmës “Nuti” sh.p.k, akuzuar për “vjedhje” dhe “fallsifikim të dokumentave”. Nga hetimi është provuar se “Nuti” sh.p.k ka marrë shumën prej rreth 9.2 milionë lekë për ndërtimin e ujësjellësit në zonën e Fushë-Kuqes.
Por nga ekspertiza ka rezultuar se ky ujësjellës, edhe pse i përfunduar, nuk është në gjendje funksionale dhe punimet e kryera nga firma e kontraktuar arrijnë maksimumin në vlerën e 6 milionë lekëve. Prokuroria ka konstatuar një vjedhjen në shumën mbi 3 milionë lekëve nga ana e firmës “Nuti” sh.p.k.
Pavarësisht se ka qenë në dijeni të shkeljeve nga ana e shoqërisë private, kryetari i komunës në kohën e ndërtimit të këtij ujësjellësi, Dedë Keraj, e ka pranuar si të përfunduar këtë objekt publik, duke i shkaktuar me dashje dhe në shpërdorim të detyrës një dëm shtetit, si edhe komunitetit, i cili nuk ka marrë shërbimin publik të furnizimit me ujë të pijshëm.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com