LAÇ - Në vijim të operacionit “Fundi i Marrëzisë”, efektivët e policisë së Laçit kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente në të cilat dyshohej se ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 20 copë komjutera për lojëra fati, 3 copë tavolina pokeri dhe 1 rulotë.
Operacioni i policisë i koduar "Fundi i Marrëzisë" u zhvillua në bashkëpunim me njësinë e mbikëqyrjes së lojërave të fatit në Tiranë si dhe me prokurorinë e Kurbinit.
Ndërkohë blutë e Laçit kanë nisur edhe procedim penal ndaj tre personave, të cilët dyshohen se edhe janë pronarë të lojërave ilegale të fatit.
Mësohet se Altin Lleshi, Edmond Ndreca dhe Shefik Haxhiu, që të tre banues në Laç janë personat ndaj të cilëve ka nisur edhe procedimi penal.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO