Një aksident më pasojë plagsojen rëndë të një 34-vjeçari nga Shkodra është rregjistruar pasditen e sotme në aksin Laç-Fushë-Krujë. Automjeti tip “Wolsvagen Pasat” si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara është përplasur me trafik-ndarësen në afërsi të fshatit Gjormë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Edmir Brahimi, i cili është nisur me urgjencë me ambualncë drejt Spitalit të Traumës në kryqytet për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Por fat i keq i 34-vjeçarit shkodran nuk mbyllet këtu, teksa ambulance që po e transportonte në spital është përplasur me një tjetër mjet në afërsi të fshatit Derven.  

Mësohet se një mjet që dilte nga një rrugë dytësore i ka prerë rrugën ambulancës që tranportonte të plagosurin. Ndërkohe më pas i plagosuri është nisur drejt Spitalit Ushtarak me një tjetër ambulancë. Policia është nisur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethnave të plota të aksidentit.
 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)