LAÇ - Prokuroria e Laçit, ka çuar për gjykim dosjen ndaj Muharrem dhe Jetmir Llani, të cilt do të gjykohen për vrasjen e Arian Shkretës dhe plagosjen e Leli Shkretës.
Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se, “përfunduan hetimet dhe kërkohet nga gjykata gjykimi i shtetasve Muharrem Llani dhe Jetmir Llani, të akuzuar për veprat penale të “vrasje me paramendim”, dy herë, njëra e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim, dhe secili prej tyre për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit””.
Sipas prokurorisë, dy të pandehurit akuzohen se janë autorët e vrasjes së Arian Shkreta-s dhe vrasjes së mbetur në tentativë, me pasojë plagosje, të Leli Shkreta-s.
Ngjarja, për të cilën akuzohen Muharrem dhe Jetmir Llani ka ndodhur 4 nëntor të vitit 2012. Pas hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Kurbinit, ka rezultuar se të pandehurit Jetmir dhe Muharrem Llani, ishin përgatitur më parë për kryerjen e vrasjes së Arian dhe Leli Shkreta-s, për motive gjakmarrje.
Vrasja do të kryhej pasi më datë 5 qershor 2012, vëllezërit e viktimave, Alban dhe Altin Shkreta, rezulton se kanë vrarë me armë zjarri, djalin e Jetmir Llanit, të miturin E. Llani, ndërkohë që Alban dhe Altin Shkreta janë dërguar për gjykim për këtë ngjarje, me akuzën e “vrasjes me dashje në rrethana cilësuese” në Gykatën e rrethit gjyqësor Kurbin.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Hakmarrjet mes fisit Llanaj dhe Shkreta