Laç , hapet zyra e re e aplikimeve për dokumentet biometrike

Laç , hapet zyra e re e aplikimeve për dokumentet biometrike

Në bashkinë e Laçit është hapur zyra e re e aplikimeve për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, e ngritur në bashkëpunim me Kompaninë Koncesionare. Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, nënkryetari i Bashkisë, si dhe përfaqësues nga kompania inspektuan sportelet e aplikimit dhe panë nga afër procedurat përkatëse për pajisjen e shtetasve me dokumentet biometrike e karta ID.

Duke vlerësuar angazhimin e bashkisë Laç në këtë proces, zv.ministrja Voda u shpreh se tashmë zyra e re ofron shërbim shumë herë më cilësor dhe të shpejtë.

“Ajo çfarë ne pamë këtu është që qytetarët janë shumë të kënaqur. Ambienti ku u shërbehet është shumë herë më i mirë, pra standardet e ofrimit të shërbimit janë shumë të mira, kushtet tepër të mira.  Procedura është shumë e shkurtër, ambienti i përbashkët i ALEAT dhe zyrës së Gjendjes Civile lejon komunikimin e shpejtë për çfarëdolloj rasti. Gjithashtu, nga takimi që patëm me shefin e Komisariatit Laç, Policia është gjithmonë e gatshme. Formularët e aplikimit vijnë gjithmonë në kohë, gjë e cila e lehtëson punën, për të ofruar një shërbim sa më të mirë kundrejt qytetarëve”, u shpreh Voda.

Më tej ajo ka theksuar se vëmendja e Qeverisë, Ministrisë së Brendshme është që në çdo cep të Republikës së Shqipërisë t’u ofrojë qytetarëve një shërbim sa më dinjitoz për pajisjen e tyre me dokumentet e reja biometrike. Voda ka apeluar që qytetarët, të cilëve u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identiteti, të aplikojnë sa më parë në mënyrë që të mos krijojnë radhë pritjeje. 

“Thirrja ime për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, jo vetëm për banorët e qytetit të Laçit, që sot kanë mundësi të vinë në këto zyra shumë të mira dhe shumë komode që të aplikojnë do të ishte: Ejani dhe aplikoni për karta identiteti dhe pasaporta biometrike, sepse me afrimin e muajve të verës do të kemi një fluks shumë më të madh, fillon fluksi i prodhimit të pasaportave biometrike, vijnë studentët, emigrantët, etj. Ndaj ju lutem ejani dhe aplikoni sepse tashmë standardet flasin vetë!”, nënvizoi Voda.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alma: 07/04/2020 22:01

    Jo eshte akoma heret eshte per te miren e popullit bravo kryeministrit per masat qe ka marre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj

Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj