KURBIN – Një familje në fshatin Vinjollë të rrethit të Kurbinit është marrë peng nga një prej anëtarëve, i cili raportohet se është i sëmurë mendor. Policia bën të ditur se familja me 4 anëtarë u mbajt e izoluar në banesën e saj, nga 24 vjeçari Klevis Balloku, i cili po i kërcënonte ata me armë zjarri.
Për më shumë se 60 minuta, policia dhe forcat RENEA kanë negociuar me 24 vjeçarin në përpjekje për ta bindur atë që të dorëzohet dhe të lirojë familjarët. Përpjekjet kanë rezultuar të suksesshme, kur rreth orës 17.30 minuta i riu me probleme mendore ka lënë të lirë prindërit dhe vëllain e motrën, por vetë është arratisur nga banesa.
Mësohet se një i afërm i familjes ka telefonuar policinë pasi ka dëgjuar britmat në banesë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com