LAÇ- Arrestohet një 24-vjeçar i shpallur në kërkim i cili në vitin 2013 akuzohet se nën kërcënimin e armëve ka vjedhur dy policë.

Uniformat blu të Kurbinit kanë ndaluar Edison Ndrekën tek vendi i quajtur "mbikalimi i Patokut" në Laç.

Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar 24-vjeçarim me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “ Vjedhje me armë në bashkëpunim”.

I pandehuri Ndreka akuzohet se ka kryer vjedhjen në bashkëpunim me dy persona të tjerë me iniciale L.D dhe A.N.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)