Laç, vrau 2 bashkëmoshatarët,
25 vjet burg Diamantino Preçit

Laç, vrau 2 bashkëmoshatarët,<br />25 vjet burg Diamantino Preçit
LAÇ - Gjykata e Laçit ka dhënë sot 25 vjet burg për Diamantino Preçin, i akuzuar për dy vrasje në rrethana cilësuese. Ndërkohë prokuroria sot ka kërkuar burgim përjetë për Preçin.
 
Preçi akuzohet se tre vjet më parë ka vrarë Albert Seitin, 24 vjeç së bashku me Ersid Ramën, 23 vjeç, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me makinën tip "Benz" me targa të huaja (italiane) të këtij të fundit.
 
Rreth orës 21:45 dy të rinjtë kishin lënë autostradën dhe kanë qenë në hyrje të qytetit të Mamurrasit, kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar.
 
Për pasojë, 23-vjeçari Rama ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa është plagosur shumë rëndë Albert Seiti, i cili po udhëtonte si pasagjer. 24-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin Ushtararak. Mjekët kishin pohuar mbërmë se i riu është në gjendje kritike për jetën.
 
Në momentin që i kanë qëlluar, viktimat janë kundërpërgjigjur po me armë. Sipas ekspertëve, të mbijetuarit Bert Seiti i është gjetur në dorë një automatik. Ndërsa afër makinës është gjetur një pushkë 10-she, që deri në mesnatë nuk ishte përcaktuar se e kujt ishte, e viktimave apo atentatorëve.

Policia  më pas ka vënë në pranga 4 vetë, të akuzuar për vrasjen e dy të rinjve në Mamurras. U arrestuan shtetasit Diamantino Preçi, 26 vjeç nga Mamurrasi, kushëriri i tij, Bledar Preçi, 23 vjeç, të akuzuar si autorë të krimit të dyfishtë.

Bashkë me ta u prangosën edhe dy persona të tjerë, që akuzohet se kanë fshehur autorët. Sipas burimeve ata janë Rudolf Noci dhe Eni Kallamani.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca