Arsenal ka fituar edhe ndeshjen e dytë në ‘Premier League’ pasi sot ‘topçinjtë’ kanë mposhtur me shifrat 2-1 Burnely-n. Nuk do të kalonte shumë që shifrat të zhbllokoheshin pasi në minutën e 13 Aleksander Lacazzette prishi ekuilibrat e rezultat pasi një asisti të Dani Caballos.
Kur të gjithë mendonin se rezultati i pjesës së parë do të mbyllej me këto shifra Burnley arriti të barazonte me Barnes, i cili nuk gaboi teksa gjendej i vetëm për vetëm me portierin.
Pjesa e dytë nisi ashtu siç pritej, me Arsenalin në sulm për të rikthyer edhe një herë avantazhin. Pas disa tentativave ‘topçinjtë’ do të realizonin golin e dytë me Aubameyang, i cili në minutën e 64 realizoi nga jashtë zone.