Tirana ka marrë fitoren e dytë në kampionat në javën e katërt të Superligës pasi në kryeqytet ka mposhtur 2-0 Laçin, që nga ana tjetër duket se është futur në krizë. Në ‘Selman Stërmasi’ pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në të dytën Laçi realizoi dy autogola. Fillimisht Raganovic dhe më pas Ignjatovic.
Pas 4 javësh Tirana gjendet në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Laçi ka vetëm të dy. Si pasojë e humbjes trajneri kurbinas Vukiçeviç rrezikon seriozisht shkarkimin.
Komento