Partizani është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë në fazën çerekfinale pasi është mposhtur nga Laçi me penallti. Pas 120 minutave me porta të paprekura skuadra kurbinase është treguar më e saktë nga 11-metërshat, pasi Jurgen Bardhi dhe Tedi Cara nuk u treguan të saktë.
Përveç Laçit një biletë në gjysmëfinale ka prerë edhe Skënderbeu i vendit të fundit në Superligë, që në Selman Stërmasi mposhti 1-3 Dinamon. Skuadra korçare nuk e vuri në asnjë moment në diskutim kualifikimin, pasi në minutën e 58 udhëhiqte 0-3.
Komento