Laçi ‘mace e zezë’ për Partizanin, të kuqtë marrin goditje të rëndë për titull! Mbyllët pa fitues Kukësi-Vllaznia

Partizani ka hedhur një tjetër hap të gabuar drejt luftës për titull kampion, pasi të kuqtë janë mposhtur 3-2 nga Laçi në javën e 29 të Superligës.

Kjo edhe pse të kuqtë realizuan të parët me Da Silvan. Në vijim kurbinasit do përmbysnin rezultatin dhe më tej do gjenin edhe golin e tretë. Në minutat e fundit sulmuesi Mba shkurtoi diferencat me një supergol, por që nuk ishte e mjaftueshme që Partizani të dilte me pikë nga kjo sfidë. Kjo ishte edhe humbja e tretë që Laçi i shkakton Partizanit në këtë kampionat, duke u konfirmuar si macja e zezë e kryeqytetasve.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër Kukësi Vllaznia nuk ka patur fitues pasi është mbyllur me rezultatin 0-0. Në këtë takim vlejnë për tu theksuar dy gola të anuluar të verilindorëve me VAR. kjo bën që Kukësi të vijojë të qëndrojë në luftë për te siguruar mbijetesën, ndërsa Vllaznia këtë sezon e ka të pamundur të gjejë vazhdimësi.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë