Laçi me një pamje tjetër. Qendra e
qytetit do rikonstruktohet totalisht

Laçi me një pamje tjetër. Qendra e<br />qytetit do rikonstruktohet totalisht
LAÇ-Qendra e qytetit të Laçit do t’i nënshtrohet rikonstruksionit total të saj. Qeveria shqiptare me anë të projektit të saj për Rilindjen Urbane do të investojë një vlerë prej 130 milionë lekësh të akorduar për këtë qytet.
 
Prej ditësh ka filluar rikualifikimi i bulevardit kryesor, më pas do të ndërtohet edhe një parking automjetesh dhe kjo zonë do të kthehet në një ambjet atraktiv për qytetarwt dhe vizitorët.
 
Drejtori i Planifimit Urban dhe Territorit në Bashkinë Kurbin Elton Suti tha se ky investim po realizohet me të gjitha paremetrat europiane, ndërsa sipas tij në të ardhmen janë të parashikuara dhe tre faza të tjera të këtij projekti për të ndërhyrë në disa zona të qytetit.

‘’Është një projekt kompleks që do të përbëhet nga 4 faza. Ne tani jemi në fazën e parë. Është një investim i mundësuar nga qeveria shqiptare. Në tre muajt e ardhshëm, besoj se kjo fazë do jetë mbyllur’’,-u shpreh Suti.
 
Ky investim është parashikuar që të përfundojë në harkun kohor të 8 muajve, ndërsa sipas projektit bulveradi do të kthehet në një pedonale ku brenda hapësires së sheshit do të ketë siperfaqe të gjelbëruara.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi