Kukësi është zyrtarisht në krizë. Skuadra verilindore e drejtuar nga Hallaci ka marrë humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit, pasi është mposhtur 3-2 nga Laçi. Ndërkohë e kundërta mund të thuhet për kurbinasit që pasi mposhtën Partizanin në fundin e 2020 bënë kurban edhe verilindorët.
Ndërkohë Tirana, skuadra kampione në fuqi, nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola me Byslin. Për bardheblutë kjo ishte ndeshje e pestë radhazi që marrim vetëm 1 pikë, duke krijuar një diferencë jo të vogël me kryesuesit.
Sakaq në Kamëz Kastrioti ka marrë 1 pikë dramatike me rezultatin 2-2 kundër Skënderbeut. Krutanët kaluan të parët në avantazh, ndërsa korçarët përmbysën më pas. Kastrioti nuk u dorëzua dhe në minutën e tetë shtesë barazoi me Mehmetin.
Më herët, të premten, Vllaznia kryesuese e Superligës mposhti 1-0 Teutën, një kundërhstar që ende nuk e njihte disfatën para se të përballej me shkodranët.