Një i ri nga Laçi është arrestuar në flagrancë, pasi i vodhi varësen e floririt një vajzeje shtatzënë, e cila po priste për autobusin.
Ngjarja është regjistruar tek mbikalimi i autostradës në Fushë Krujë, rreth orën 13:00. Mësohet se A.Ç., 31 vjeç me origjinë nga Laçi, pasi ia vodhi varësen e floririt nga qafa, është larguar me vrap, por vajza e ka ndjekur nga pas.
Fatmirësisht aty pranë ka qenë në qarkullim një patrullë policie, të cilët pasi kanë dëgjuar thirrjet e vajzës për ndihmë, kanë bërë të mundur arrestimin e laçianit. Mbi 31-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale "Vjedhja me dhunë".
.jpeg)
.jpeg)
Varësja e vjedhur dhe momenti arrestimit
-
Nuk dua ta justifikoj. Por shifeni se ne c'gjendje eshte i arrestuari. Normale qe do vjedhe.
Përgjigju -
Ka ardhur koha e maskarejnve. Kshu ësht kur glorifikohet figura e hajdutit "skifterit" si djalë i respektueshëm se, lekët që u ka marrë njerëzve të thjeshtë, i hedh në tallava sa herë i përmendet emri.
Përgjigju -
Mos ka dashur ti bej lidhese akletesh.
Përgjigju -
Te gjith njerezit qe marrin varese nga qafa tu pritet koka me hanxhar .. Duhet te behet ligji mesjetare per keta tipa teper ordiner.
Përgjigju








Komente
Komento