Dy protagonistët e filmit ‘A star is born’ po përfliten për një romancë sekrete. Dhe më shumë se kushdo tjetër për këtë janë të bindur fansat e tyre.
Pas këtyre zërave ka folur Gaga, e cila ka mohuar në mënyrë kategorike të gjitha thashethemet-shkruan Cosmopolitan.
‘Absolutisht jo! Unë jam e dashuruar me dikë tjetër. Më e rëndësishme për mua është fakti që ne interpretuam një histori që ka prekur shumë zemra dhe miliona njerëz e kanë parë filmin’- është shprehur këngëtarja.

Në të njëjtën kohë po flitet se Gaga është ndarë nga partneri i saj Christian Carino. Nga ana tjetër Bradly është parë më i dashuruar se kurrë me partneren e tij Irina Shayk.
Komente

