Shokon Lady Gaga: Kur isha 19-vjeçe u përdhunova, mbeta shtatzënë dhe u lash në rrugë

Shokon Lady Gaga: Kur isha 19-vjeçe u përdhunova, mbeta shtatzënë dhe u lash në rrugë

Këngëtarja Lady Gaga

Këngëtarja e famshme, Lady Gaga, ka shokuar me deklaratën e saj ku tha se kur ka qenë 19-vjeçe është dhunuar seksualisht dhe se mbeti shtatzënë e më pas u 'hodh' në rrugë. Në shfaqjen "The Me You Can't See", këngëtarja rrëfeu se kishte vuajtur shumë gjatë atyre viteve.

"Isha 19 vjeç dhe po hidhja hapat e parë në industri, dhe një producent më tha 'hiq rrobat'. Unë thashë jo dhe u largova. Ai më tha se do t'i vinte flakën të gjithë karrierës time. Së pari ndjeva dhimbje totale, pastaj u mpiva. Isha e sëmurë për javë dhe javë të tëra, pastaj kuptova se ishte e njëjta dhimbje që ndjeva kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë në një cep jashtë shtëpisë së prindërve të mi", rrëfeu ajo.

Gaga rikujtoi momentin e dhimbshëm, duke thënë: "Kisha probleme të rënda  psikologjike dhe për disa vite nuk isha e njëjta vajzë si më parë".

Po ashtu ajo tregoi se ishte përpjekur të lëndonte veten në shumë raste, por bën thirrje për personat e tjerë që mund të jenë duke kaluar tani të njëjtën situatë si këngëtarja në të kaluarën, se një gjë e tillë nuk ndihmon dhe nuk duhet bërë.

"Unë jam përballur edhe me një armik tjetër, vetëlëndimin. A e dini pse nuk është mirë të prisni damarët? A e dini pse nuk është e drejtë të përplaseni pas murit? A e dini pse nuk është mirë të dëmtosh vetveten, por më keq? Ju mendoni se do të ndiheni më mirë sepse, por e vërteta është se nuk ndihmon", tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • B*3: 22/05/2021 10:14

    Bravo per kurajon ! Nuk eshte e lehte te flasesh per keto gjera. Meshkujt (se burra s'jane) mendojne se femra eshte prone, objekt, qenie pa ndhenja... Lady Gaga jeton ne USA dhe ka qene viktime, po femra, vajza, motra jone shqiptare sa vuan nga ky fenomen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja