Lady Gaga flet për marrëdhënien e saj me Bradly Cooper

Lady Gaga flet për marrëdhënien e saj me Bradly Cooper

Lady Gaga

Lady Gaga ka dhënë detaje nga performanca e komentuar me aktorin Bradly Cooper.

Ajo ka dhënë një intervistë për Oprah Winfrey për numrin e ri të revistës “Elle”. 

Dy personazhet e njohur u afruan shumë  pas xhirimeve të filmit “A star is born” dhe të dy ata dhuruan një performancë shumë romantike në ndarjen e çmimeve “Oscar”. 

Pasi ata të dy kënduan bashkë në skenë,  të gjithë filluan të dyshonin se Lady dhe Bradley kishin nisur një romancë bashkë dhe kjo dallohej lehtë në sjelljen e tyre.

Oprah e ka pyetur drejtpërdrejtë Gagan nëse mes saj dhe Cooper ka pasur një lidhje dashurie. 

Ajo ka thënë se nëse fjalët do ishin të vërteta, ai nuk do mund të më shikonte kurrë në sy kur ishim të ulur në piano. Ai tha se feja katolike nuk do e lejonte kurrë të më shikonte në sy”, ka thënë Gaga.

Ajo ka treguar se skena ka qenë e gjitha e planifikuar.

 “Ne u ndjmë si performues dhe aktorë, sigurisht që ne donim t’i bënim njerëzit të besonin se ne ishim të dashuruar. Dhe ne donim që njerëzit ta ndjenin atë dashuri në Oscars. Ne donim që ajo të përçohej përmes kameras dhe në çdo televizior ku po shihej. Dhe ne punuam fort për atë gjë, punuam për ditë me radhë. Ishte e planifikuar si performancë”, ka thënë Lady Gaga. 

Gjithashtu ajo pranoi se bashkë me Bradley kishin diskutuar për reagimet që do shkaktonte performanca dhe u ndjenë të lumtur që ia arritën qëllimit. 

Në fakt edhe Bradley më herët kishte treguar se mes tyre nuk kishte asnjë lidhje romantike dhe se të gjitha kanë qenë thjesht dyshime të fansave. 

Madje pak javë pas performancës së tij dhe Gaga në “Oscars”, Bradley i dha fund marrëdhënies me Irina Shayk dhe të gjithë menduan se kjo erdhi për shkak të lidhjes së re me Ladyn, por nuk ishte e vërtetë.

Lady Gaga

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja