Bëhet fjalë për Lady Gagën e cila ka nisur turneun e saj ARTpop.
Në Tokyo këngëtarja ka vendosur të çudisë fansat e saj me një veshje të rrëmujshme.
Copë lëkure mbi shpatulla dhe kollare në qafë nga e cila varen zinxhirë, pantallona të shkurtra dhe geta rrjetë të grisura e bënin Lady Gagën të dukej si pas një incidenti.
Hundë e lyer me bojë të zezë, tatuazh poshtë syrit dhe buzë vishnje të errët e bënin këngëtaren të dukej akoma më të “frikshme”.
Ndërsa rreth trupit është rrethuar me tela si krahë pas shpine dhe kosh rreth vetes.
Ajo ka performuar dy netë në Tokyo në Chiba Marine Stadium dhe do të performojë në Olympic Stadium në 16 gusht.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja)