Lady Gaga është parë duke hedhur një sy në dyqanet rrotull për fustan nusërie.

Ajo është e lidhur me të dashurin e saj Taylor Kinney që në vitin 2011 ku u takuan gjatë xhirimeve të klipit You and I, por nuk kanë bërë jetë publike jashtë ose në mediat sociale.

Ditën e shtunë këngëtarja postoi një foto intime me Taylor në rrjetin e saj social Instagram ku Lady Gaga duket me tualet kukulle.

lady gaga

Rreth një javë më parë Lady Gaga është parë me mamanë e saj Cynthia Bissett duke u mahnitur pas një fustani të bardhë në Toronto të Kanadasë.

Ajo dha regimin e saj në lidhje me këtë fustan në Instagram ku shkruante, “Unë kam ekperiencën më të madhe të të gjitha kohërave nëpër dyqane”.

Më pas, “ai ishte i cilësisë së mirë, por ndoshta jo i shëndetshëm”. Ndoshta një dasëm e afërt po planifikohet nga Gaga.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com