Gaga, e cila u detyrua të anulonte disa koncerte dhe një pjesë të turneut të saj “Born This Way” , pasi nuk mund të ecte, këtë herë duket se ka probleme më të mëdha.
Këngëtarja ka postuar një foto në rrjetin social Twitter të një karrigeje me rrota.
Më tej ajo shkruan:- “ Unë ja fsheha gjërat stafit tim, sepse nuk doja të zhgënjeja fansat e mi, por pas performancës së mbrëmshme une e kuptova që nuk mund të eci më”.
Në një deklaratë të postuar në faqen e saj “Live Nation” shkruhet:-“ Pas testeve të shumta të bëra nga stafi mjekësor, kanë arritur në përfundimin se Gaga ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale dhe më pas për një pushim të rreptë”.
(b.t/shqiptarja.com)