Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e 91 e ndarjes së çmimeve Oscar. Çmimin për 'Filmin më të mirë' e rrëmbeu ‘Green Book’.
Ndërkohë gjithë vëmendjen e ka marrë performanca elektrizuese që dha çifti më i përfolur i momentit Lady Gaga dhe Bradley Cooper, protagonistë të filmit ‘A star is born’.

Pas ndarjes së Gagës nga i fejuari i saj dhe kimia befasuese që përcollën, ka bërë që një botë e tërë të mendojë se ata janë çift dhe në jetën reale, vetëm se në mes qëndron partnerja e Bradley, Irina Shayk.
Gjithë rrjeti ka shpërthyer në meme dhe kjo për shkak të shikomeve pasionante që kanë shkëmbyer në prani të Irinës.
Fansat e tyre janë të sigurt për një romancë të fshehur, tashmë i mbetet kohës të tregojë.
/Shqiptarja.comKomente

