Këngëtarja Lady Gaga është rrëzuar nga skena gjatë koncertit në Las Vegas.
Fansi i saj Jack po mbante në krahë këngëtaren, por nuk mundi të ruante baraspeshën e trupit dhe përfunduan të dy poshtë skenës.
Të gjithë ngelën të shtangur në momentin e rrëzimit të tyre nga skena, pasi menduan se mos kishte vdekur.
Sipas "The Sun", 33-vjeçarja u kthye në skenë për të interpretuar këngën “Million Reasons”, përkrah Jack-ut.
“Është e mahnitshme. Ne e duam njëri-tjetrin aq shumë sa kemi rënë nga kjo skenë e mallkuar. Ne ramë në krahët e njëri-tjetrit. Ne jemi si Jack dhe Rose nga Titanic. Unë mendoj se duhet të kemi pak çaj pas kësaj”, tha këngëtarja pasi u ngrit në skenë.