Laert Vasili: Artistët duatrokasin 'Mërgatën e Qyqeve'...Teatri 'armë' në dorën e Bashës për të kërcënuar qeverinë (VIDEO)

TIRANE - Për aktorin Laert Vasili, protesta kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, është politike, një formë 'shpëtimi' për Partinë Demokratike, që sipas tij ka mbetur pa kauzë. I ftuar në Report Tv, aktori tha se marrëveshja e firmosur mes Partisë Demokratike dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kobmëtar është një propagandë. Në fakt bëhet fjalë për një marrëveshje në formë premtimesh elektorale, kur PD të vijë në pushtet, duke thënë se do të anulojë projektin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe se do ta shpallë atë monument kulture. Sipas Laert Vasilit, kjo është një qeveri imagjinare, ndërkohë që siç ai thekson, Teatri Kombëtar është shpallur tashmë një godinë e rrezikshme dhe si e tillë nuk mund të jetë monument kulture.

Ata që vunë firmën në marrëveshjen mes PD-së dhe artistëve, thotë aktori - janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. "Një sasi njerëzit e Këshillit Kombëtar të PD-së nuk mund të marrë peng teatrin. Edhe ditën e marrëveshjes qytetarët e vërtetë rrinin jashtë, të veçuar. E kuptuan se ishte marrëveshje politike", theksoi ai.

Vasili tha se Teatri duhet të ishte shembur pasi është ndërtuar me materiale kancerogjene, madje të gjithë aktorët janë ankuar pasi kanë qenë të rrezikuar nga helmimi.

"Ata që shihni aty është seksoni i kulturës së PD, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së. Pas firmosjes së qeverisë imagjinare në teatër, më ngjan si Mërgata e Qyqeve, nëse duan të kthejnë kohën e mërgatave të qyqeve me qeveri imagjinare le të luajnë komedi në skenë siç kanë bërë edhe me çadrën.  Bota nuk shpall monumente kulture materiale që janë kangjerogjene. Aktorë që kanë lënë eshtrat në atë teatër, janë ankuar se ai material nëpërmjet nxehtësisë së prozhektorëve nxjerr substancë helmuese. Nëse ju doni të helmoni teatrin vazhdoni. Kjo është një nismë për të vrarë teatrin. Është kapur peng nga seksioni i PD-së për të nisur një revoltë të sajuar popullore. PD do të kapet pas diçkaje, erdhën tani dhe u kujtuan për çështjen e teatrit, prandaj pjesëmarrja ishte e vogël dje, që bënin sehir me teatrin që po bëhej dhe më në fund u demaskuan. Kanë njerëz që vijnë nga familje të lidhura ngushtë me PD-në, është një lëvizje e pashpresë e zotit Lulzim Basha për të marrë në dorë diçka për të kërcënuar qeverinë. Ka një komision se çfarë shpall monument kutlture. Aty janë zhvilluar gjyqe dhe janë dënuar njerëz. Nëse këta demokratë po na dalin ithtarë të monizmit, atëherë duhet parë se çfarë është Këshilli kombëtar i PD-së", tha Vasili.

Sipas tij, artistët kanë zgjedhur vetë të mos jenë pjesë e diskutimeve publike që janë bërë për ligjin për Teatrin Kombëtar.

"Ka një VKM e cila është miratuar. Nëse zotërinjtë në fjalë do të dëshironin të vinin në tryezat e rrumbullakëta ku janë pyetur komuniteti i artistëve, ata do ishin aty. Por nuk duan, duan vetëm të duartrokasin qeverinë imagjinare të zotit Basha. Mbledhjet e organizuara nga ministria e Kulturës, bashkia dhe grupet i interesit, artistët i sabotuan duke mos marrë pjesë, ku i dolën edhe mesazhet: Mos lini të flasin njerëzit, bëni sherr", tha aktori Laert Vasili i ftuar në Report Tv.

I pyetur rreth kolegëve të tij që kanë deklaruar se do ta mbrojnë teatrin edhe me trupin e tyre, Laert Vasili u përgjigj: Këto janë deklarata patetike, se me trupin e tyre të shkojnë të mbrojnë trupin e tyre nëse ja uzurpon dikush. Ata mund të përballen me ligjin, se janë futur aty në shkelje të ligjit.

Në përfundim të bisedës në studion e Report Tv, aktori Laert Vasili tha se teatri i ri nuk do e humbasë traditën. "Do të ketë brenda një zonë muzeale ku do të nderohen të gjithë ata të cilët kanë kontribuar", tha ai.

Më 19 shtator përfundon thirrja e projekteve për godinën e re të teatrit dhe më tej do të zgjidhet projekti fitues.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi PPPD: 26/07/2019 22:03

    Do vije dita kur byrekut do i hapen petat dhe do dale edhe roli yt ne siperfaqe... ore si ka mundesi qe nje "artist" te marre me shume pjese ne emisione politike sesa artistike... kuptohet pse se e merr rrogen ne vend tjeter dhe jo nga arti... po nuk e publikuat komentin futeni aty ku sbie drita...

    Përgjigju
  • edi: 26/07/2019 15:31

    Z.Laerti leri artistin pa shkolle te llape edhe disa dite ,dhe vjen saga e tije ,se fundi ,Asnje Artist qe beri aleance dhe dekomenta me te ,nuk do e shohe me ate kameleon te strukur ne shkurret e Dibres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja